BE-ja: Kosova ka aplikuar për kodin telefonik
Bruksel, 6 janar - Bashkimi Evropian (BE), ka konfirmuar se Austria ka aplikuar në ITU që Kosovës ti ndahet kodi shtetëror telefonik në bazë të marrëveshjes së Brukselit.
Këtë lajm e ka konfirmuar në llogarinë e vet në Twitter, Angelina Eichhorst, e cila në Shërbimin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian është drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Eichhorsti e ka marrë këtë detyrë para disa muajve si pasardhëse e Fernando Gentilinit.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri të martën kishte bërë me dije Kosova ka aplikuar nëpërmjet Austrisë për kodin e ri telefonik shtetëror i cili do të jetë +383.