BE heqë pagesën e roamingut të celularëve
Bruksel, 4 prill - Parlamenti Europian votoi me shumicë heqjen e pagesës së roaming-ut të celularëve në eurozonë dhe ky vendim pritet të hyjë në fuqi në dhjetor të vitit 2015.
Komisionerja për çeshtjet dixhitale në BE Neelie Cruz tha se pas miratimit të projektit, përdoruesit e celularëve të shteteve anëtare të BE-së, pavarësisht shtetit ku ndodhen, do të paguajnë të njejtat tarifa si në shtetin e tyre.
Sipas saj nga ky votim përfitojnë qytetarët e BE-së, jeta e të cilëve lehtësohet dhe bëhet dhe më pak e kushtueshme.
Ndërsa analistët theksojnë se projekti do të promovojë reformën në sektorin europian të telekumonikacioneve, do të rritë konkurrencën, si dhe do të krijojë tregun e përbashkët të shërbimit eletronik në BE.
Sipas tyre ndonëse operatorët e kompanive celulare do të jenë të pakënaqur nga projekti, konsumatorët europianë do të përfitojnë prej tij.