BE financon lidhjen e porteve detare të Greqisë dhe Bullgarisë
Bruksel, 23 janar - BE-ja do të ndihmojë realizimin e një projekti për studimin e mundësive për lidhjen e një sërë portesh detare dhe lumore me hekurudha në pjesën verilindore të Greqisë dhe Bullgarisë.
Qëllimi është të krijohet një korridor për transportimin e ngarkesave nëpërmjet lidhjes së porteve greke të Detit Egje dhe porteve bullgare të Detit të Zi me hekurudha.
Kështu do të sigurohet një itinerar alternativ të ngushticës së ngarkuar detare të Bosforit. Do të analizohen mundësitë për lidhjen edhe me portet lumore të Danubit. Projekti financohet nga programi TEN-T me 750 mijë euro.
Realizues është Agjencia Ekzekutive e Rrjetit Transportues Transevropian. Parashikohet realizimi i tij të përfundojë në vitin 2014.