29 Dhjetor 2024

BE do të rishikojë masat e sigurisë në stacionet e trenave

Bruksel, 25 gusht - Ministrat e transportit të vendeve anëtare të BE-së do të rishikojnë masat e sigurisë në stacionet e trenave në Europë në takimin e tyre të ardhshëm në tetor, bëri të ditur të hënën në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Europian Jakub Adamowicz.

Një lëvizje e tillë vjen pas një sulmi me armë në trenin ndërkombëtar të shpejtësisë së lartë \"Thalys\".

Adamowicz-i u shpreh se siguria e transportit do të jetë tema kryesore e takimit të ministrave të transportit. Vendet anëtare të BE-së do të bëjnë propozimet e tyre lidhur me masat ligjore për të zgjidhur problemin e sigurisë së transportit.

Zëdhënësi i Komisionit Europian theksoi gjithashtu se BE-ja nuk do të reagojë në mënyrë të tepruar lidhur me këtë çështje, sepse kjo do të ndikonte në lirshmërinë e udhëtimit dhe do të rriste koston e logjistikës.

Ndërkohë, ai tha se çdo përgjigje e BE-së ndaj incidentit nuk duhet të ndikojë në lëvizjen e lirë të njerëzve në të 26 vendet e hapësirës \"Shengen\".

Të hënën, në trenin ndërkombëtar të shpejtësisë së lartë \"Thalys\", që po udhëtonte nga Amsterdami në Paris, një njeri i armatosur plagosi tre veta, dy nga të cilët janë në gjendje të rëndë. Sipas shërbimeve sekrete franceze, i dyshuari si autor i sulmit hipi në këtë tren në Stacionin Jugor të Brukselit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)