23 Dhjetor 2024

BBC do shkurtojë 2 mijë vende pune

Londër, 6 tetor - BBC po planifikon të shkurtojë 2 mijë vende pune dhe të riformatojë planin e saj televiziv në mënyrë që të shkurtojë me 20 për qind shpenzimet në pesë vitet e ardhshme.

Nuk do të ketë mbyllje kanalesh, por disa fonde do të riinvestohen në programe të reja.

Të gjitha programet e reja do të transmetohen në BBC 1, ndërsa BBC 2 do të ritransmetojë programet më të ndjekura.

Drejtori i përgjithshëm Mark Thompson zbuloi detajet e planit të shkurtimeve gjatë një fjalimi të mbajtur para stafit të enjten në mëngjes.

Thompson tha se ndryshimet do të cojnë në një BBC më të vogël dhe rrënjësisht të ndryshuar.

Plani, përvec shkurtimit të 2 mijë vendeve të punës në 5 vitet e ardhshme, parashikon gjithashtu dislokimin e 1 mijë punonjësve nga Londra në Selford, si dhe lëvizjen e BBC 3 në këtë lokacion në vitin 2016.

“BBC 1, që po përballet me një shkurtim prej 3 për qind, do të ketë një reduktim të programeve argëtuese, të cilat kanë një impakt më të vogël”, deklaroi Thompson.

Do të ketë më pak talk show në BBC 2, ndërsa kanalet dixhitale BBC 3 dhe BBC 4 do të shërbejnë si kanale ushqyese për BBC 1 dhe 2.

Kanali high definition i BBC do të mbyllet dhe do të zëvendësohet me një version single të BBC2 në format HD. Shërbimet e “butonit të kuq” do të reduktohen gjithashtu pas Lojrave Olimpike.

Në bazë të planit do të ketë edhe një reduktim prej 15 për qind të buxhetit për të drejtat e evenimenteve sportive, si dhe ndarjen e të drejtës së transmetimit të Formula 1 me platformën BSkyB. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)