23 Dhjetor 2024

BB: Përfitimet të jenë më të mëdha se investimet në autostradë

Prishtinë, 14 shkurt - Ekspertët e transportit të Bankës Botërore ende nuk i kanë dhënë përgjigje Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me pranimin e raportit vlerësues për lejimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë - Han i Elezit.

Zyrtarë të Bankës Botërore në Prishtinë, i kanë thënë gazetës se komentet eventuale të këtij institucioni mbi pranimin e ndërtimit të autostradës së dytë në vend, pritet të bëhen publike brenda pak javësh.

Jan-Peter Olters, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, ka theksuar të mërkurën se aktualisht ekspertët e transportit në këtë institucion janë duke verifikuar supozimet dhe metodologjinë në të cilën bazohet studimi i rishikuar i Qeverisë për fizibilitetin për “Rrugën 6”.

“Komentet e Bankës Botërore do t’i transmetohen Qeverisë brenda disa javëve, do të jetë vendim i Qeverisë nëse do t’i bëjë këto komente publike apo jo.\"

\"Marrë parasysh resurset e kufizuara fiskale dhe kërkesat konkurruese ndaj buxhetit, është e rëndësishme të sigurohet që investimet publike, së paku, të jenë ekonomikisht të qëndrueshme dhe të gjenerojnë benefite më shumë se shpenzimet e projektuara për ndërtim dhe mirëmbajtje”, ka thënë për gazetën Olters.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)