Bastisjet lidhur me licencën e telekomunikimit kanë përfunduar
Prishtinë, 19 korrik - EULEX ka bërë të ditur se bastisjet në tetë lokacione përkitazi me çështje financiare dhe të korrupsionit në lidhje me një licencë të telekomunikimit kanë përfunduar.
Gjatë këtyre bastisjeve, njësia ekzekutive e policisë së EULEX-it në bashkëpunim me Task Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës kanë marrë me vete dokumente dhe kompjuterë.
Dokumentet dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohen me kujdes nga prokurorët e PSRK-së së bashku me hetuesit e policisë.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it.
Këto hetime janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale (PSRK).