Bashkimi Evropian do të financojë ndërtimin portit në Vlorë

Vlorë, 21 prill - Bashkimi Evropian (BE) do të financojë projektin e ndërtimit të një porti hidroplanësh në gjirin detar të Vlorës.
Drejtoresha e portit të Vlorës, Fato Nuredini, thotë se, projekti do të konkretizohet në bregdetin në afërsi të godinës së Akademisë së Marinës, i cili është përcaktuar dhe përzgjedhur si mjedisi më i favorshëm dhe me parametrat e duhur.
Porti i hidroplanëve është pjesë e një projekti më të gjerë rajonal (Itali, Kroaci, Greqi), që synon implementimin e transportit me hidroplan në zonën e Adriatikut, ku përfshihet edhe provinca e Teramos (Itali).