04 Janar 2025

Bashkatdhetarët mund të pajisen online me polisën e sigurisë

Prishtinë, 9 korrik - Nga 20 korriku, bashkatdhetarët mund të pajisen online me polisën e sigurisë. Kështu u vendos në takimin që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, realizoi me kryetarin i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacollin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pas takimeve me bashkatdhetarët, nga të cilët u informua për vështirësitë që u shfaqen atyre në hyrje të Republikës së Kosovës, pritjet dhe kolonat për t’u pajisur me sigurim të makinës, ka takuar edhe kryetarin i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacollin, me të cilin diskutoi rreth kësaj çështjeje.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që nga 20 korriku, bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë do të mund të pajisen online (përmes internetit) me polisën e sigurisë për të hyrë në Kosovë.

Kryetari Veseli falënderoi Zyrën e sigurimeve për gatishmërinë dhe mirëkuptimin e evitimit të kësaj vështirësie për bashkatdhetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)