23 Dhjetor 2024

Banorët e Zahaqit protestojnë kundër barrierave të rrugës Zahaq-Pejë

Zahaq, 16 korrik - Banorët e fshatrave të bashkësie lokale te fshatit Zahaq të komunës së Pejës organizojnë protestë pasi në segmentin Zahaq - Pejë, gjegjësisht në këtë fshat janë vënë nga Ministria e Infrastrukturës ndarëset e traseve duke vështirësuar jetën e banorëve.

Banorët e këtyre fshatrave konsiderojnë së vënia e këtyre barrierave u pamundëson qytetarëve të kësaj ane që të kryejnë shërbimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare të bashkësisë lokale, në zyrën komunale, qasjen në shtëpinë e kulturës, qasjen për dërgimin e fëmijëve në shkollë, bizneseve të kryejnë veprimtarinë e tyre tregtare, qasjen në sallën e sporteve që është në ndërtim e sipër dhe  qytetarëve u duhet që të bëjnë minimumi edhe 5-7 km më shumë që të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Ky veprim i Ministrisë sipas banorëve është bërë në segmentin ku konsiderohet sipas ligjit Nr. 05/L-088, rrugë që kalon nëpërmjet vendbanimit dhe shpejtësia është e kufizuar prej 50km/h.

Sipas po të njëjtit ligj vënia e barrierave të tilla rrugore nuk parashihet në zonat me banim dhe se çdo veprim tjetër i ministrisë në rrugët përgjatë vendbanimeve duhet të konsultohet me banorët bazuar në Kapitullin III, nenin 9, pikën 3.

Ky veprim i Ministrisë së Infrastrukturës ka paralizuar jetën e banorëve të zonës, pasi për të kaluar nga njëri fshat në tjetrin duhet të shkohet në fund apo fillim të segmentit dhe se rrethet gjenden vetëm në afërsi të bizneseve të ELKOS.

Përveç tjerash, e njëjta Ministri ka hequr edhe stacionin e pritjes së autobusëve nga qëndra në Zahaq, duke e larguar atë për më shumë se 2 km.

Këto nuk janë shkeljet e vetme që ka bërë Ministria e Infrastrukturës ndaj banorëve të kësaj zone, pasi po e njëjta ministri akoma nuk ka bërë as shpronësimin e pronave dhe dëmeve anësore që ia kanë bërë banorëve gjatë ndërtimit të rrugës.

Protesta do të filloj nesër nga ora 09:00 dhe do të përfundoj në orën 11:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)