23 Dhjetor 2024

Banorët e fshatit Damanek me peticion për ndërtimin e rrugëve

Malishevë, 12 nëntor - Këshilli për Organizimin e Peticionit të banorëve të fshatit Damanek të komunës së Malishevës ka bërë të ditur se duke u nisur nga e drejta për shërbime publike më cilësore dhe duke u nisur nga neglizhenca e Komunës së Malishevës për të investuar në fshat si grup i qytetarëve sot kane dorëzuar një Peticion.

\"Ne, qytetarët e fshatit Damanek duke mbështetur në të drejtën tonë të garantuar me Statutin e Kuvendit Komunal të Malishevës përkatësisht nenin 16.2 shkronja b, kërkojmë nga Kryetari i Komunës,  Kuvendi Komunal, dhe Drejtorit përkatëse, që të bëjnë riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së fshatit Damanek\", thuhet në peticion.

Fshati Damanek në vitin 2005 kur është bërë asfaltimi i rrugës ka kontribuar në vlerë rreth 40.000 euro.

\"Po ashtu kërkojmë që Komuna e Malishevës të riparojë pjesërisht kanalizimin të fshatit, pasi që ka një vit që është bllokuar dhe ujërat e zeza tani vërshojnë mbi lumin e fshatit, duke  rrezikuar ndotjen e puseve me ç’rast do te rrezikohemi edhe nga epidemitë.\"

Kjo iniciativë është mbështetur nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve pasi që kërkesat janë për nevojat e Fshatit dhe janë shumë të nevojshme dhe urgjente!

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)