23 Dhjetor 2024

Banka Islamike i akordon Kosovës 60 mln dollarë

Prishtinë, 15 maj - Banka Islamike i ka akorduar Kosovës plot 60 milionë dollarë për ndërtimin e autostradës nga Prishtina në Mitrovicë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi për Koha.net.

“Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bankën Islamike për një kredi prej 60 milion dollarësh, të cilat do të investohen në autostradën Mitrovicë-Prishtinë”, ka deklaruar
Thaçi dje në qytetin buzë Ibrit.

Autostrada “Ibrahim Rugova”, që sipas projektit të parë duhet të shtrihet nga Vërmica në Merdar, shmangte Mitrovicën, si njërin nga qytetet e rëndësishme të vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)