Banka Evropiane për Investime jep grant për Autostradën Kijevë-Zahaq
Prishtinë, 17 janar - Sot në Ministrinë e Financave do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant për Mbështetje të Projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq, ndërmjet Qeverisë së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Investime.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime Matteo Rivellini.