24 Dhjetor 2024

Ballkani kthehet të aeroportet e vogla

Tiranë, 13 maj - Ballkani tenton të rrisë trafikun ajror duke zgjuar aeroportet e konservuara të ushtrive, ose duke ndërtuar pista të reja. Tendenca janë linjat e largëta evropiane të ofruara me kosto të ulët.

Shqipëria Shqipëria pretendon të shfrytëzojë vendet e rajonit duke hapur fluturimet në Sarandë dhe në Kukës, por pengesa mbeten gjermanët.

Sipas burimeve, qeveria shqiptare po përpiqet të arrijë marrëveshje me gjermanët e aeroportit “Nënë Tereza” për të rishikuar kontratën koncesionare, që skadon në vitin 2025.

 Bosnja

Aeroporti ndërkombëtar në Tuzlë, Bosnjë dhe Hercegovina (BiH), sipas agjencisë SETimes, do të nisë funksionimin këtë verë me kapacitet të plotë me fluturime me kosto të lirë në Malmo, Suedi e Bazel, Zvicër, njoftoi javën e shkuar linja ajrore me buxhet të ulët Wizzair.

Enver Jukanoviç, drejtor i aeroportit të Tuzlës, tha se riaktivizimi i aeroportit do të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëqenien më të madhe rajonale.

Aeroporti i Tuzlës ishte përdorur për qëllime ushtarake në të kaluarën, por tani do t\'i shërbejë publikut.

 Serbia

Aeroporti Ponikve pranë qytetit Ujices, Serbi, shërbeu gjithashtu si një aeroport ushtarak e ka qenë pa punë për vite.

Më 2009, qeveria serbe miratoi një vendim për t\'ia kaluar aeroportin autoriteteve vendore. Zyrtarët janë përgjegjës për pajisjen e aeroportit për fluturime civile deri në fund të këtij viti.

Mali i Zi

Përfaqësuesit e kompanisë turke Limak, kohët e fundit vizituan Beranen, në veri të Malit të Zi, ku u takuan me autoritetet komunale dhe diskutuan mbi mundësinë e ringjalljes së aeroportit të qytetit.

Ish-aeroporti ushtarak ka qenë jashtë shërbimi për dekada. Vuka Goluboviç, kreu i komunës së Beranës tha se investitorët turq \"ishin të kënaqur me çfarë panë e investimi për rigjallërimin do të jetë mes 10 e 15 milionë euro.\"

Efektiviteti

Ekspertët thanë se vendet e Ballkanit po humbasin para duke mbuluar borxhet e kompanive ajrore kombëtare.

\"Banja Luka, për shembull, ka një aeroport pa përfitim e të papërdorur. Vetëm një fluturim në javë,\" tha për SETimes Svetlana Çeniç, një analiste ekonomike dhe ish-ministre e financave e Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)