Bahri Nuredini rizgjedhet Kryeshef ekzekutiv i Aeroportit
Prishtinë, 18 janar - Bordi i Drejtorëve i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Aeroportit të zgjedhë Bahri Nuredini.
Në pozitën Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit është zgjedhur Valon Grabovci, Zyrtar për Auditim të Brendshëm, Xhyldane Kiçmari dhe në pozitën Sekretar Kompanie ,Valmir Hylenaj.
Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të Aeroportit Adem Jashari dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, thuhet në njoftimin e pjesës së ANP-së e cila menaxhohet nga vendoret.