Azi Europë, nis udhëtimin treni i mallrave
Yiwu, 21 nëntor - Treni i mallrave i linjës më të gjatë hekurudhore midis Azisë dhe Europës u nis nga qyteti Yiwu i Kinës Lindore në drejtim të kryeqytetit spanjoll, Madrid.
Treni do të udhëtojë për 21 ditë duke kaluar 8 vende dhe do të arrijë në Madrid në prag të Krishtlindjes.
Qyteti Yiwu është i famshëm si tregu më i madh i mallrave të vogla të përditshme në botë dhe quhet \"Fabrika e botës\".
Transporti hekurudhor i mallrave i Yiwu-së është më i lirë sesa transporti detar apo ai ajror.