24 Dhjetor 2024

“Axos” kërkoi ta fusë në hipotekë PTK-në

Prishtinë, 15 gusht - Privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) nuk ka bazë ligjore dhe investitori duhet ta dijë këtë. Ky është mesazhi që partitë opozitare i kanë përcjellë kompanisë “Axos & Najafi Companies”, që është pranë dështimit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Por kjo duket se ka pak rëndësi për blerësin e mundshëm, pasi kërkesat e tij kanë të bëjnë më shumë me çështje financiare sesa ligjore.

Burime të gazetës “Tribuna” bëjnë të ditur se “Axos” ka kërkuar që të diskutohet kontrata për privatizimin e PTK-së, pikë për pikë. “Kanë kërkuar që pagesa për privatizim të bëhet me këste vjetore.

Kërkesat e “Axos & Najafi Companies”, nuk janë ndalur me kaq. Kjo kompani po ashtu ka kërkuar që Qeveria e Kosovës t\'ia lejojë “Axosit” që ta lërë hipotekë PTK-në për shfrytëzimin e kredive, në mënyrë që ta kryejë pagesën ndaj Qeverisë”, tregojnë burime të afërta me zhvillimet në këtë proces. Kjo, sipas tyre, ka qenë edhe arsyeja e shtyrjes së afatit edhe për një kohë pasi nuk janë pajtuar me institucionet e vendit.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)