AVONET mbjell 4 therra në gropat e hapura në rrugët e Ferizajt
Prishtinë, 8 mars - AVONET ka shprehur shqetësimin duke mbjellur therra në gropat për të treguar neglizhencën e institucionit komunal dhe duke prezantuar edhe gjendjen e rrugëve të qytetit të Ferizajt.
Një mosmenaxhim i mirë i Komunës së Ferizajt tregon gjendjen tmerruese të rrugëve të komunës së Ferizajt edhe pse AVONET dhe në përgjithësi shoqëria civile nga ngritur shqetësimin për mos mirëmbajtjen e rrugëve dhe poashtu duke mos marrë përgjegjësi që janë të obliguar institucioni komunal.
Qytetarët e Ferizajt shumë herë kanë shprehur pakënaqësit e tyre duke reaguar dhe kërkuar në rregullimin e rrugëve të cilat janë në një gjendje alarmante, në mos mirëmbajtjen, duke diskriminuar bashkësit e caktuara lokale, e poashtu duke mos marrë asnjëherë parasysh as ankesat e tyre dhe shqetësimet që kanë paraqit qytetarët.
Siç dihet deri më tani Komuna e Ferizajt nuk ka lidhur ende kontrat me ndonjë prej kompanive për të mirëmbajtë rrugët dhe kjo tregon munges të qeverisjes efektive edhe pse është në buxhetin komunal janë planifikuar 200 mij euro.
Sot ne mbjellëm katër therra duke treguar që në mandatin katër vjeçar të kryetarit Sfarqa nuk kishte shprehur interesim për të përmisuar gjendjen e rrugëve në qytetin e Ferizajt, një qytet me dinamizëm të madh që ka!