Avioni turk bën ulje emergjente në Beograd
Beograd, 27 maj - Një aeroplan i avikompanisë Turkish Airlines që ishte nisur nga Stambolli drejt Londrës është detyruar të bëj ulje emergjente në aeroportin e Beogradit Nikola Tesla pasi është gjetur një telefon mobil pronari i të cilit është i panjohur.
Sipas mediave serbe, kompania Turkish Airlines ka thënë se një kontroll sigurie është duke u kryer momentalisht.
Siç është thënë, në aeroplanin Boeing 777/300er ndodheshin 300 pasagjerë.