Avioni "Solar Impulse 2" ulet në Havai
Havai, 4 korrik - Një avion zviceran me energji diellore u ul në Havai, në vazhdim të fluturimit të tij rekord rreth botës, prej 35 mijë kilometrash, pa një pikë të vetme karburanti.
Avioni i quajtur Solar Impulse 2 pilotohet nga zvicerani Andre Borschberg, njëri prej konstruktorëve të tij.
Me kalimin e Oqeanit Paqësor, që është faza më e gjatë e udhëtimit, Borschberg, thyen rekordin e amerikanit Steve Fossett.
Destinacioni i fundit i avionit është Abu Dabi, nga ku e filloi udhëtimin. Solar Impulse 2 është planifikuar të arrijë në Gjirin Persik në fund të korrikut, ose në fillim të gushtit.