Avioni me pasagjerë ulet në pistën e akullt
Antarktidë, 2 dhjetor - Boeing 757 është avioni i parë me pasagjere që zbret në Union Glacier. Avioni i linjës ajrore Loftleidir Icelandic është ulur në kontinentin e polit të jugut duke i sjellë turistët më afër se kurrë.
Sipas një deklarate të bërë nga kompania, ulja e avionit të enjten e kaluar u bë për të testuar aftësinë e mjetit ajror për të zbritur në një pistë të tillë.
Zakonisht kur avionët mbërrijnë nga Kili në Union Glacier mbajnë në bord vetëm ngarkesa dhe staf të reduktuar.