01 Janar 2025

Avioni i rrëzuar në Shkup, dyshohet se ishin edhe dy kosovarë

Prishtinë, 6 shtator - Sipas të dhënave policore, dy nga gjashtë personat në bordin e avionit të rrëzuar janë shtetas të Kosovës, të cilët së bashku me katër shtetas italian po fluturonin drejt Prishtinës me destinacion të fundit qytetin e Istogut ku planifikohej hapja e një klubi ajror.

Hetuesit gjyqësor thuhet se kanë gjetur mbetje të trupave të cilat gjatë natës pritet të dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup.

Për këtë tragjedi ajore dhe shtetësinë e pasagjerëve, mediat trasmetojnë edhe informacione nga Gjermania, pasi avioni sipas njoftimeve, ishte me mbishkrime gjermane.

Pjesët e avionit “Pajper Senka 2” u gjetën 2 kilometra larg fshatit Kozhle në zonën e Velesit në Maqedoni.

Avioni i nisur nga Trevizo në Itali u rrëzua mbrëmjen e së martës dhe në bord kishte 6 persona, 2 shtetas të Kosovës që identifikohen si vëllezërit Begaj dhe 4 italianë.  Ata udhëtonin drejt Prishtinës, ndërsa në Shkup në aeroportin “Aleksandri i Madh” ishin për furnizim me karburant.

Vendi ku u rrezua avioni është rreth 20 km larg kryeqytetit të Maqedonisë. Te 6 personat do të merrnin pjesë në ceremoninë për themelimin e qendrës aeronautike të Kosovës në Istog gjatë së mërkurës.

Autoritetet konfirmuan emrat e viktimave, Visar Begaj dhe vëllai i tij, të dy nga Malisheva, por që zhvillonin aktivitetin e tyre si biznesmenë në Itali. Ndërkohë italianët që humben jetën janë piloti Francesko Montagnieri, Dario Bastasi, Luka dalla Mile dhe viktima e katërt një femër.

Mediat e Kosovës dhe Maqedonisë njoftojnë se avioni mund të jetë rrezuar për shkak të motit të keq. Kjo, por edhe terreni i vështirë dhe nata vështirësuan operacionin e kërkimit.

Fillimisht ishin banorët e Velesit ata që njoftuan për një shpërthim të fuqishëm, dhe pas lajmit për zhdukjen e avionit u verifikua vendndodhja e rrëzimit.

Autoritetet maqedonase kanë qenë të rezervuara në dhënien e informacionit, ndërsa e kane konfirmuar aksidentin ajror vetëm pas gjetjes së pjesëve të para të “Paiper Senka 2”.

Avioni i regjistruar në Gjermani ishte marrë me qira për këtë udhëtim dhe çdo orë fluturim kushtonte 500 euro. Gjatë së martës, nga Trevizo të Italisë në drejtim të Shkupit ishin nisur 3 avionë të vegjël. Dy mbërritën, ndërsa i treti humbi nga radarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)