Avioni i ri rus i pakapshëm nga radarët
Moskë, 18 gusht - Rusia shfaqi me publicitet të madh një tip të ri avioni të pakapshëm nga radarët në ekspozitën e objekteve ajrore që u hap sot në Moskë.
Komandanti i forcës ajrore ruse, Alaxander Zelin, tha se avioni Sukhoi T-50 pritet të fillojë të fluturojë pas 3-4 vjetësh. Avioni luftarak rus shihet si rival i avionit amerikan të pakapshëm nga radarët, F-22, prodhim i firmës Lockheed Martin.
Në ekspozitën ndërkombëtare të aviacionit, të hapur në bazën ajrore Zhukovski të Rusisë, janë ekspozuar prodhimet e fundit të avionëve. Një nga objektet që ka tërhequr më tepër vëmendjen e vizitorëve në ekspozitë është avioni më i madh në botë për pasagjerët, Airbus 380.