Avioni humb presionin, mrekullia shpëton 500 pasagjer
Baku, 6 janar - Një aeroplan i kompanisë së Singaporit ka bere ulje në mënyrë të dhunshme në Baku të Azerbajxhanit, sot herët në mëngjes, për shkak të humbjes së presionit në kabinë.
Në aeroplan gjendeshin 467 udhëtarë dhe 27 anëtarë të ekuipazhit. Askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Aeroplani i tipit Airbus A380 fluturonte nga Londra për në Singapor.
Kompania Singapore Airlines tha se udhëtarët mejëherë ishin pajisur me maskat e oksigjenit, por megjithatë aeroplani kishte ateruar në aeroportin e kryeqytetit Baku në Azerbajxhan.