Avionët pa pilot përdoren në SHBA
Florida, 20 qershor - Drejtori i Zyrës Federale të Hetimeve, FBI-së thotë se agjencia po i përdor me raste avionët pa pilot mbi Shtetet e Bashkuara por nuk tha se cili është synimi i përdorimit të tyre të brendshëm.
Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar aktivitetin përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë.
Por në një seancë në kongres sot, shefi i FBI-së Robert Mueller tha se agjencia po dislokon avionë pa pilot në territorin e Shteteve të Bashkuara për synime të tjera.
Ai e përshkroi përdorimin e brendshëm të këtyre avionëve si shumë minimal dhe shumë të rrallë.
Por ai tha se FBI-ja është vetëm në fazat fillestare të hartimit të politikave se kur mund të përdoren avionët e telekomanduar.