Aviokompania Helvetik hyn edhe në tregun e Kosovës
Prishtinë, 15 qershor - Kompania britanike do të operojë gjatë muajve të verës në destinacionet nga Cyrihu në Ohër dhe Shkup në Maqedoni dhe Prishtinë në Kosovë, bëhet e ditur në një njoftim të kompanisë Helvetic, që është themeluar në vitin 2003. Helvetik do të jetë në dispozicion me ekuipazhin e saj në korrik dhe gusht në Zvicër.
Kompania britanike do të operojë gjatë muajve të verës në destinacionet nga Cyrihu në Ohër dhe Shkup në Maqedoni dhe Prishtinë në Kosovë, bëhet e ditur në një njoftim të kompanisë Helvetic, që është themeluar në vitin 2003.
Në fillim kompania në fjalë kishte bërë përpjekje të jetë një linjë ajrore me kosto të ulët, ndërsa më vonë ajo është përqendruar në linjat me aeroplan me qira.
Përveç katër aeroplanëve Fokker 100 që janë në përdorim në Zvicër, Helevetic Airways ka dy aeroplanë më shumë të këtij lloji, si dhe nga vera e kaluar posedon edhe një Airbus A319.