Autotaksitë ultimatum KK të Prishtinës, Do bllokojm rrugët
Prishtinë, 1 Mars -Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës (SPEVZ) është duke përgatitur një protestë të madhe me auto-taksitë e Prishtinës për javën e ardhshme.
Kryetarë i SPEVZ, Jusuf Azemi ka thënë se arsyet e kësaj proteste që do të bëhet edhe me bllokimin e shumë rrugëve të kryeqyteti do të bëhet për arsye se Kuvendi Komunal i Prishtinës së bashku me policinë nuk i realizoi deklarimet e veta para sindikatës dhe opinionit se për 20 ditë do të plotësohen kërkesat e kësaj sindikate.
"Edhe pas shumë premtimeve nga K. Komunal i Prishtinë për stabilizimin e gjendjes, largimin e auto-taksive të pa licencuar nga Prishtina, vurja e shenjave ku mungojnë për ta si dhe kontrollimi rutinorë i auto-taksive lidhur me keq përdorimin e emblemave të KK të Prishtinës, kjo su bë. Gjendja është shumë më e padurueshme se para 20 ditësh, andaj sindikata jonë javën e ardhshme do të bëj një protestë të madhe me të gjithë auto-taksitë e Prishtinës", ka theksuar Azemi.
Për formën dhe mënyrën e kësaj proteste këtë javë sipas tij do të vendosë Sindikata në bashkëpunim me përfaqësuesit e të gjitha pikave të auto-taksive të Prishtinës.