Autostrada Vërmicë-Merdar, këtë vit shpenzohen 239 milionë euro
Prishtinë, 21 janar - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, në një konferencë për media, prezantoi planin e punës për këtë vit për ministrinë të cilën e drejton.
Për projektet proiritare, të Ministrisë së Infrastrukturës, për këtë vit, ministri Mujota tha se për realizimin e të gjitha objektivave për këtë vit, ministria është bazuar kryesisht në buxhetin e miratuar në Kuvendin e Republikës sonë mbi bazën e prioriteteve, natyrisht edhe mundësive të Qeverisë për realizimin e këtyre projekteve.
Sipas ministrit Mujota buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës për këtë vit është 279 milionë e 221 mijë euro. Andaj sipas ministrit ky buxhet këtë vit do të ketë këtë shpërndarje:
Për projektet në investimet kapitale këtë vit sipas ministrit Mujota janë ndarë 268 milionë e 250 mijë euro ku vetëm për projektin e Autostradës Vërmicë-Merdar, këtë vit do të shpenzohen 239 milionë e 600 mijë euro.
Për mirëmbajtjen e rrugëve këtë vit do të shpenzohen 6 milionë e 644 mijë euro ndersa për realizimin e projekteve në bashkëfinancime me komunat këtë vit kemi paraparë 1 milionë e 700 mijë euro.
Për shërbimet brenda ministrisë për pagat dhe meditjet shërbime dhe mallra, është një buxhet shumëfish më i vogël, rreth 1 milionë euro. Kjo është njëra nga objektivat e Qeverisë për kursime në këtë drejtim si dhe për orientimin e buxhetit në shepenzimet kapitale.
Gjatë këtij viti nga infrastruktura ligjore do të kemi një aktivitet të ngjeshur, për përmbushjen e të gjitha obligimeve tona, sipas Kushtetutës dhe ligjeve në Republikën e Kosovës.
Ndryshime do të ketë në Ligjin për Komunikacionin Rrugor, gjithashtu ndryshim do të ketë edhe në Ligjin për Transportin Rrugor, atë të Transportit të Mallrave të Rrezikshme. Do të bëhet edhe hartimi i ligjit të ri për inespektoriatin. Një aktivitet të ngjeshur do të kemi edhe në hartmin e shumë rregulloreve dhe vendimeve administrative pohoi ministri Mujota.
Ministri Mujota theksoi se si prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës është edhe ndërtimi i Autostradës Morinë-Merdar, në të cilën autostradë deri më tani në qarkullim janë lëshuar 38 kilometrat e para. Përfundimi i punimve në segmentin e katërt përkatësisht nga kilometri i 38 deri në Duhël do të lëshohet në qarkullim në qershor të këtij viti.
Me një intenzitet të plotë janë duke vazhduar punimet e kësaj autostrade në segementin e pestë dhe brenda vitit 2012, ky segment do të jetë i përfunduar tërësisht.
Ministri Mujota poashtu bëri të ditur se objektivi i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës por edhe kompanisë e cila është duke i kryer punimet e Autostradës Vërmicë-merdar, është që me 27 nëntor 2012, do të bëhet përurimi i kilometrave të reja të kësaj autostrade e cila do të rrumbullaksohet me kilometrin e 60-të, të Autostradës, ose lidhja e kësaj Autostrade me Autostradën Prishtinë-Pejë, në Gjurgjicë.
Gjatë këtij viti punimet përgatitore të këtij projekti madhor për vendin tonë do të fillojnë edhe në segmentet tjera të kësaj autostrade, varësisht nga dinamika që do të kemi në realizimin e shpronësimeve.
Në ministrinë e Infrasrukturës përgatitjet për fillimin e punimeve në ndërtimin e Autostradës Prishtin-Hani i Elezit- Shkup, vazhdimisht janë duke ndodhur dhe ne jemi të përgatitur që në momentin e gjetjës së alternativave, të financimit të bëjmë edhe shpalljen e shprehjës së interesit. Sipas të gjitha parashikimeve tona buxhetore në fillim të vitit 2013 do të ketë mundësi të bëhet fillimi i ekzekutimit të punimve të kësaj autostrade tha ministri Mujota.
Ministri Mujota gjithashtu vlerësoi se : Përveç prioriteteve kryesore që kemi në Ministrinë e Infrastrukturës në lëminë e infrastrukturës, ne si ministri do të kujdesemi që gjatë këtij viti sipas buxhetit të miratuar, të punojmë në zgjerimin e rrugëve nacionale, sikurse janë rrugët M2 dhe M9.
Përfundimi i punimeve në rrugën M2, në segmentin Shkabaj-Milloshevë do të jetë i finalizuar gjatë këtij viti, përkatësisht në pjeën e parë të këtij viti ky segment të jetë i finalizuar.
Po ashtu në projektin e zgjerimit të rrugës nacionale, Prishtinë-Pejë, konkretisht segmentet Sllatinë-Gjurgjicë, deri në kohën kur kemi lëshimin e autostradës nga Duhla në Gjurgjicë në qarkullim për qytetarët, do të jetë e finalizuar.
Këtë vit do të vazhdoj puna edhe në realizimin e projekteve të cilat kanë një afat të përfundimit të tyre më të gjatë, se sa një vit, vazhdojnë të na përcjellin edhe në vitin 2012. me këtë mund të them se në këtë drejtim do të kemi finalizimin e 22 projekteve. Ndërsa, duke u bazuar në buxhetin e ndarë për ndërtimin e rrugëve të reja, në këtë vit do të fillojmë ndërtimin e 12 projekteve të reja, të cilat projekte do të realizohen në të gjitha pjesët e Kosovës, në të gjitha komunat e Kosovës, për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit tonë vlerësoi kreu i MI-së.
Si mjaft të rëndësishëm, ministri Mujota e vlerësoi edhe bahkuëpunimin me komunat që sipas tij do të jetë si gjithëmonë i drejtëpërdrejtë, dhe me projektet që pritet të realizohen do të lehtësohet jeta e qytetarëve dhe do zgjidhen problemet për organet drejtuese të komunave kudo në Kosovë.
Në këtë drejtim është bërë shumë në përmirësimin e infratsrukturës nëpër komuna do të vazhdojmë edhe më tutje dhe do ti përkrahim aty ku do të kemi mundësinë theksoi ministri Mujota.
Ministri Mujota po ashtu theksoi: Këtë vit do të jemi të fokusuar në rritjen e numrit të arritjës së marrëveshjeve me shtetet e rajonit dhe më gjerë, andaj presim që në kuadër të marrëveshjeve të cilat jemi duke i negocuar, të cilat do të ndihmojnë Kosovën dhe qytetarët e saj për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Në rëndësi të posaçme sipas ministrit Mujota do të kenë edhe reformat të cilat do të ndodhin, në këtë ministri.
Reformat janë gjithnjë, një nga sfidat dhe një prej orientimeve dhe objektivave dhe orientimeve tona. Këtë vit ne do të kemi nevojë për një reformë funksionale, brenda ministriesë. Do të rishikojmë të gjitha departamentet punën e tyre që kanë bërë, pastaj duhet të shohim punën që ne duhet të bëjmë, në mënyrë që të kemi një qasje sa më të drejtë, ndaj qytetarit dhe në shërbim të tij.\"
\"Për këtë mendojë se duhet të rishikohen disa aspekte në Departamentin e Transportit, pastaj në departamentin e Automjeteve dhe divizionin e patentëshoferëve, por edhe në departamentet tjera në mënyrë që fillojmë të konsolidohemi në funksionimin administrativ sa më efikas që është e mundur, duke i respaktuar Ligjet dhe rregulloret të cilat nxirren mbi bazën e këtyre ligjeve.
Ministri Mujota u zotua se do të ketë vullnet politik, gatishmëri institucionale, profesionale, morale dhe çfarëdo gatishmëri tjetër që duhet për të menaxhuar këtë institucion.
Për këtë është një lajm i mirë sepse të gjithë do të jemi të kënaqur me punën të cilën do të bëjmë. Do të kemi përkrahjen e plotë në punën që e bëjmë dhe përgjegjësi të plota ashtu siç do të kemi edhe kompetenca të plota tha ministri Mujota.