23 Dhjetor 2024

Autostrada Prishtinë-Shkup nuk nis pa u shitur PTK

Prishtinë, 1 nëntor - Qeverisë nuk i lejohet të nisë ndërtimin e autostradës Prishtinë - Han i Elezit pa e realizuar komplet transaksionin nga shitja e Postë-Telekomit të Kosovës.

Këtë e ndalon neni 20 i Projektligjit të buxhetit për vitin 2013, një kopje të së cilit e ka siguruar gazeta.

Në këtë nen thuhet se projekti mund të nisë vetëm nëse bilanci bankar është më i lartë se 300 milionë euro.

“Mjetet për ndërtimin e ‘Rrugës 6’ do të alokohen atëherë kur bilanci bankar të arrijë nivelin prej treqind milionë eurosh”, thuhet në nenin 20 të Projektligjit të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Për këtë projekt ideor i cili ende nuk është i hedhur në “letër”, Qeveria ka planifikuar që gjatë 2013-ës të ndajë 29 milionë e 357 mijë euro.

Bazuar në praktikat e deritashme të qeverisjes aktuale, në asnjërin nga muajt Kosova nuk ka arritur që në buxhet të ketë bilanc pozitiv prej 300 milionë eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)