23 Dhjetor 2024

Autostrada Prishtina - Shkup shtyhet për në vitin 2014

Prishtinë, 13 janar - Rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë gjetur zbatim te qeveria e Kosovës.

Qeveria, edhe pse kishte paralajmëruar ndryshe në fillim, tashmë është bindur se nuk ka mjete financiare për ndërtimin e rrugës që pritet të lidhë Prishtinën me Hanin e Elezit, në drejtim të Shkupit, që ndryshe njihet si “Rruga 6”.

Autostrada e dytë e Kosovës, bazuar në planet e reja të Qeverisë së Kosovës, është planifikuar të nisë së ndërtuari tek në vitin 2014.

Në planet dhe dokumentacionet e qeverisë kosovare është llogaritur që brenda vitit 2014 investimet në këtë projekt të arrijnë vlerën prej 130 milionë eurosh.

Ky projektim financiar ka hedhur poshtë deklarimet e mëparshme të kryeministrit Hashim Thaçi për fillimin e ndërtimit të autostradës drejt Shkupit gjatë vitit 2013.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota, ka dërguar në vjeshtë tek Kuvendi qëndrimin përfundimtar të qeverisë që deri në fillimin e vitit 2013 të nisë ndërtimi i “Rrugës 6”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)