Autostrada për Shkup do ti shërbejë zhvillimit të Kosovës
Prishtinë, 1 korrik - Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka bërë me dije se mirëpret përmbylljen me sukses të marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bechtel-ENKA-s për ndërtimin e rrugës 6.
Bechtel është ndër ndërmarrjet më të suksesshme amerikane që veprojnë në rajon dhe shquhet për ndërtimin e rrugëve të sigurta dhe shumë cilësore me standardet më të larta inxhinjerike.
Rruga 6 do ti shërbejë rritjes së tregtisë dhe turizmit në Kosovë dhe do të sjellë mundësi të reja ekonomike për rajonin, është thënë në komunikatën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.