25 Dhjetor 2024

Autostrada pa drita – shtohen aksidentet

Prishtinë, 17 mars - Autostrada “Ibrahim Rugova” ende nuk ka drita. Në mungesë të ndriçimit janë duke u rritur aksidentet, si rezultat Policia e Kosovës ka shtuar edhe njësitet për sigurinë e komunikacionit.

Edhe pas vjedhjeve që u janë bërë pajisjeve elektrike, ende nuk është ndërmarrë asgjë në ndriçimin e kësaj autostrade, e cila ka kushtuar me qindra miliona euro. Qeveria thotë se nuk ka mjete.

Numri i aksidenteve me lëndime, ka arritur në 29, ndërkaq me fatalitet kanë përfunduar dy këmbësorë. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Brahim Sadriu, zëdhënës, ka treguar se aksidentet më të shpeshta kanë ndodhur në aksin rrugor, Bresje – Gjurgjic, që është rrugë magjistrale, në të cilët lidhet Prishtina me qytetet si Prizreni, Peja dhe Gjakova.

/zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)