Autostrada Nish-Prishtinë, e rëndësishme për të dy palët
Berlin, 28 gusht - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të projekteve që do ti prezantojë në Berlin, ka përmendur edhe autostradën Nish-Prishtinë.
Kjo autostradë ishte kërkuar gjatë bisedimeve në Bruksel nga kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kërkesën ia kishte prezantuar Baroneshës Catherine Ashton, por që nga atëherë nuk ka pasur diçka konkrete.
Është i rëndësishëm edhe projekti për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë, i cili është i rëndësishëm edhe për serbët edhe për shqiptarët ka thënë Vuçiq.