23 Dhjetor 2024

Autostrada e Kosovës fiton çmimin global “Projekti me i Mirë”

Prishtinë, 13 maj - Partneret e përgjithshëm Bechtel - Enka (GP) kanë fituar çmimin Global Projekti Më i Mirë me projektin e Autostrades së Kosovës, duke konkuruar ne kategorinë e rrugeve të konkursit Botëror Projektet me të Mira, te organizuar për herë të parë nga Engineering News Record.

Çmimet jepen për të nderuar projektet me të mira globale në fushen e ndërtimit dhe kompanitë që i projektuan dhe i ndërtuan ato në të gjithë boten.

Gjyqtarët shqyrtuan afro 70 projekte në kategori të ndryshme, duke filluar nga arsimi deri tek urat, dhe shqyrtuan sigurinë teknike, inovacionin dhe mënyrën se si u tejkaluan sfidat, duke vendosur një theks te veçante tek natyra globalisht e larmishme e ekipit te projektit.  

“Jemi te emocionuar qe kemi fituar këtë çmim, i cili vlerëson sfidat e projektimit dhe ndërtimit ne vende te huaja, si dhe dorëzimin me sukses te autostradës se Kosovës. Ky është një testament për punën e madhe te ekipit tone dhe rendesine qe ne i vendosim pasjes se nje fuqi punëtore te larmishme ne aspektin kulturor,” tha Chris Jennions-i, menaxheri i projektit te Autostradës se Kosovës, ne Kompaninë  Bechtel-Enka.

Autostrada “Rruga 7” e Kosoves, korridori Morine - Merdare është autostrade me nje gjatesi prej 102 kilometrash, me dy drejtime. Ajo do te shtrihet nga Morina, ne kufirin jugperendimore me Shqiperine, deri ne veri te kryeqytetit te Kosoves, ne Prishtine.

Qe nga fillimi i punimeve ne vitin 2010,  Bechtel-Enka GP kane dorëzuar dhe kane hapur 60.4 kilometra autostrade nga Morina (Kufiri Shqiptar) deri ne kryqezimin e Gjurgjices ne Kosovën Veriore, pune e cila është kryer 7 muaj para afatit dhe brenda buxhetit.

Pas përfundimit te projektit nga fundi i vitit 2013, Autostrada e Kosovës do te shërbeje si pika kyçe e sistemit kombëtar te transportit ne Kosove, duke ndihmuar ne promovimin e zhvillimit tregtar dhe ekonomik ne Kosove dhe ne te gjithë rajonin.

“Ky çmim levdon vizionin e Qeverise se Kosovës për prosperitet dhe zhvillim te vendit te tyre dhe i kushtohet te gjitha institucioneve lokale dhe qendrore te Kosovës qe punuan bashke me ne si nje ekip, duke u perballur me sfidat, veshtiresite e terrenit dhe diversitetet kulturore dhe duke e bere nje projekt te jashtëzakonshme siç është ky, një histori suksesi”, tha Z. Ozger Inal, anetar i Komitetit Ekzekutiv te Enka-s.

Ekipi i Bechtel - Enka-s do ta marre çmimin ne Samitin Global te Ndërtimit 2013 te organizuar nga ENR me 6-7 Qershor 2013 ne New York.

Bechtel dhe Enka kane dorezuar me sukses nje sere projektesh infrastrukturore madhore ne Evropën Qendrore dhe Lindore, duke përfshire autostrada ne Shqipëri, Kroaci dhe Turqi. Angazhimi i BEJV-it ndaj cilesise, sigurisë teknike si dhe kapacitetet e jashtëzakonshme per te kapërcyer veshtiresite dhe për te dorëzuar projektet gjithnjë ne kohe dhe brenda buxhetit bene qe BEJV-i te jete ndërmarrja e perbashket (Joint Venture) lider ne rajon.

Se bashku, BEJV kane ndërtuar me shume se 28.000 kilometra (17.400 milje) autostrada dhe rruge, 100 tunele me gjatesi totale prej 350 kilometra (217 milje) dhe 25 projekte madhore urash.

Ky është çmimi i dyte ndërkombëtare për Projektin e Autostradës se Kosovës. Ne vitin 2012, projekti fitoi çmimin “Menaxhim Programi” ne Cmimet Botërore te Arritjeve ne Fushën e Rrugëve, te organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Rrugëve.

Çmimet nderojnë shembuj te praktikes me te mire nga projekte për rruge kryesuese dhe autostrada nga e gjithë bota.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)