Autostrada e Gjilanit, na lidh me Preshevën
Gjilan, 30 maj - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjilan ka paralajmëruar edhe ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Konçul nën qeverisjen e ardhshme të tij.
Para shumë simpatizantëve, Thaçi ka theksuar se kjo autostradë është pjesë e investimeve të vazhdueshme që janë bërë në modernizimin e infrastrukturës së Kosovës. Përmes Misionit të Ri, që synon zhvillimin ekonomik të Kosovës do të vazhdojmë me investimet edhe në infrastrukturë.
Pas përfundimit të autostradës së kombit, po jetësohet projekti i autostradës së Shkupit. Ne do të ndërtojmë autostradën Prishtinë, Bresalcë, Gjilan, Konçul. Kjo autostradë do të na lidh edhe më mirë me bashkëatdhetarët tanë në Luginën e Preshevës dhe Bujanocit, ka theksuar Thaçi.
Ai ka theksuar se PDK-ja, me 8 qershor do të shënojnë fitore të thellë dhe ka ftuar të gjithë qytetarët e Anamoravës dhe Karadakut që ti bashkohen Misionit të Ri, misionit për punësim dhe zhvillim. Misioni i Ri do ti siguroj Kosovës 200 mijë vende të punës, do të garantoj mirëqenie për qytetarët e Kosovës. Krahas kësaj, ne do të vazhdojmë me rritjen e pagave në të gjitha sektorët, shtoi Thaçi.