23 Dhjetor 2024

Autostrada dixhitale, akoma nuk ka filluar nga puna

Tropojë, 14 mars - Më datën 20 nëntor 2012 në pikën doganore të qafës së Morinës, Tropojë, u bë inaugurimi i “autostradës dixhitale” Kosovë-Shqipëri me një fond prej rreth 14 milionë euro.

Për këtë projekt u siguruan fondet nga; Operatori i Sistemit të Trasmisionit të Shqipërisë 9 milionë euro, Posta Shqiptare sh.a. 2.6 milionë euro si dhe ofruesi i internetit i Kosovës 2 milionë euro.

Të dyja shtetet shqiptare përveç lidhjes tokësore dhe ajrore janë lidhur edhe nëpërmjet autostradës dixhitale Tiranë-Prishtinë.

Në ceremoninë e inaugurimit në Qafë-Morinë kanë marrë pjesë dy kryeministrat e vendeve, Sali Berisha e Hashim Thaçi.

Një lidhje e sapo nisur fibrash optike me shpejtësi të lartë midis Kosovës e Shqipërisë, do të përmirësojë cilësinë e do të ulë koston e shërbimeve të internetit në të dy vendet, thuhej ditën e inaugurimit.

Mirëpo që nga data e inagurimit kanë kaluar mbi 3 muaj e gjysëm, e ndonëse godina, pajisjet dhe deri te gjeneratori i energjisë elektrike janë siguruar me kohë, akoma nuk është emëruar punonjësi specialist, duke mos filluar nga puna “autostrada dixhitale”.

Zëra që nuk duan të identifikohen thonë se gjatë kësaj periudhe disa pajisje janë vjedhur dhe dëmtuar, siç është gjeneratori i dritave.Linja ndërkombëtare e internetit 100 GBps është një projekt i Postës Shqiptare sh.a.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)