23 Dhjetor 2024

Autostrada, deri tani janë shpenzuar 155 milionë euro

Prishtinë 10 gusht - Në konferencën për media, që u mbajt sot në Ministrinë e Infrastrukturës, ministri Fehmi Mujota prezantoi punën e Ministrisë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Ministri Infrastrukturës, Fehmi Mujota duke folur për të arriturat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ka shpalosur edhe realizimin e obligimeve ndaj kompanisë Bechtel&Enka, e cila po e ndërton autostradën që po cilësohet edhe si “Rruga e Kombit”.

"Janë lëshuar për qarkullim edhe 4 km tjerë të Autostradës, ndërsa punohet në seksionin 5, sipas dinamikës presim që deri në nëntor të lëshohet në qarkullim deri në Gjurgjicë (Prishtinë-Pejë). Pagesa për Autostradë për këtë periudhë është 155.299.999 euro", ka theksuar ai.

“Natyrisht se ne në obligimet për kompaninë Bechtel&Enka, përkatësisht për punimet e autostradës 7 jemi brenda të gjitha përgjegjësive dhe obligimeve financiare dhe deri tash janë paguar brenda këtij viti rreth 153 milionë dhe ne kemi akoma buxhet të mjaftueshëm për të përcjellë punimet në dinamikën që ka Bechtel&Enka në segmentin e 7."

"Jemi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave, me Kryeministrin dhe me gjithë Qeverinë dhe me të gjithë mekanizmat relevant ndërkombëtarë, me Fondim Monetar Ndërkombëtar që të mos kemi asnjë ç’ekuilibrim financiar, s’do të ketë asnjë krizë financiare për shkak të rrugës së re, përkatësisht autostradës 6 Prishtinë – Ferizaj – Hani i Elezit dhe kontrata do të nënshkruhet atëherë kur të jemi të gjithë të bindur se do të kemi mundësi financiare”, ka thënë ai.

Ministri Mujota vlerësoi se në Departamentin e Transportit është miratuar Deklarata e Rrjetit hekurudhor për vitin 2013 në mes të Kompanive Infrakos dhe Trainkos, e cila ka qenë edhe kërkesë e Komisionit europian në fushën e hekurudhave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)