Autobusi me shqiptarë bie në një humnerë në Mal të Zi
Ulqin, 26 dhjetor - Një grua shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Malin e Zi, ndërsa rreth 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në orën 18:00 mes Tivarit dhe Ulqinit, ndërsa autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë në vendin e quajtur Ura e Mërkotit. Gjashtë prej tyre ndodhën në gjendje të rëndë.
Sipas mediave malazeze, në autobusin me targa shqiptare AA 58 1 JX, udhëtonin 53 persona.
Ndërsa, shqiptarja.com, duke u thirrur në burime të saj thotë se të aksidentuarit që kishin vizituar Dubrovnikun (Kroaci) për festat e fundvitit (Krishtlindje), po ktheheshin atëherë për në Shqipëri.
Autobusi me shqiptarë është aksidentuar rëndë, sa që policia e ka pasur të vështirë të nxjerrë në kohë të shpejt udhëtarët e lënduar, pasi shumë prej tyre kishin mbetur të bllokuar.
30 prej shqiptareve janë nxjerre nga autobusi nga forcat zjarrfikëse dhe banoret e zonës.
Të lënduarit lehtë janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa të plagosurit më rëndë janë dërguar në qendrën spitalore në Podgoricë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shërbimi Zjarrfikës dhe specialistë të qarkullimit ndodhen në vendngjarje dhe pritet të zbardhen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.