Autobusët nuk guxojnë të ndalen jashtë stacionëve
Prishtinë, 7 gusht - Komuna e Prishtinës ka njoftur të gjithë qytetarë e kryeqytetit se autobusët nuk lejohen të ndalen tek rrethi i qytetit, në Veternik.
Komuna e Prishtinës apelon që të respektohen rregullat e komunikacionit dhe ua rikujton të gjithë pjesëmarrësve në trafik se nuk janë të lejuara ndaljet e përkohshme të automjeteve, e veçanërisht të autobusëve ndër urban, në rrethin në dalje të kryeqytetit.
Kërkojmë nga operatorët që ta respektojnë ligjin për transportin rrugor (Ligji NR. 04/L-179), ku saktësohet se Vend-ndalje nënkupton sipërfaqen e ndërtuar dhe të shënjuar posaçërisht, e caktuar për ndaljen e autobusëve e që mundëson hyrjen, përkatësisht daljen e sigurt të udhëtarëve dhe bagazheve.\"
\"Ju rikujtojmë se të gjithë qytetarët që dëshirojnë të shfrytëzojnë autobusët ndër urban nga Prishtina në drejtim të Veterrnikut, duhet të nisen nga stacioni i autobusëve, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës.