Australia vazhdon kërkimet nënujore për avionin e humbur
Canberra, 28 prill - Nëndetësja robot \"Bluefin 21\" po vazhdon kërkimet sot në zonat e përcaktuara si të dyshuara për rrëzimin e avionit malajzian, por deri tani nuk janë gjetur gjumë të avionit, tha Qendra e Përbashkët e Bashkërendimit të Kërkimeve.
Sipas deklaratës, kërkimet detare dhe ajrore do të vazhdojë me angazhimin e 9 avionëve ushtarakë dhe 12 anijeve. Kërkimet do të realizohen në një sipërfaqe prej 54\'921 kilometrash katrore.