Asnjë prove për zhdukjen e avionit Malizian
Kuala Lampur, 31 mars - Kërkimet për avionin e humbur MH370 rifilluan, por ekipet po nxitojnë të lokalizojnë kutinë e zezë të avionit, para shkarkimit të baterisë së saj .
Dhjetë avionë dhe tetë anije po skanojnë jugun e oqeanit Indian, ku e diela ka qenë një ditë tepër intensive për operacionin e kërkimit.
Autoritetet australiane konfirmuan vrojtimin e disa objekteve të tjera nga avionët, duke shtuar se disa prej tyre nuk kanë lidhje me avionin malajzian. Disa objekte u kapën nga anijet kineze dhe australiane të dielën, por ato ishin thjesht mjete peshkimi.
Ndërkohë, një anije australiane që mban në bord një pajisje të sofistikuar të Shteteve të Bashkuara, lokalizuesin e kutisë së zezë, pritet t\'iu bashkohet kërkimeve në ditët në vijim.
Lokalizuesi i kutisë së zezë është i projektuar për të zbuluar sinjale zanore nga regjistruesi i fluturimit dhe mund të veprojë deri në një thellësi prej rreth 6.000 metrash.
Bateria e regjistruesit pritet të punojë edhe për rreth një javë.