Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit rus
Jakarta, 10 maj - Zyrtarët në Indonezi thonë se asnjë i mbijetuar nuk është gjetur në rrënojat e një aeroplani Sukhoi, që u rrëzua në një mal indonezian të mërkurën.
Mbeturinat nga aeroplani rus i pasagjerëve u gjetën nga një helikopter kërkimi të enjten, buzë një shkëmbi malor në perëndim të Indonezisë.
Rreth 50 njerëz kanë qenë në bord në aeroplanin Sukhoi Superjet-100 - duke përfshirë blerësit potencialë, diplomatë dhe gazetarë.
Një njoftim i hershëm sugjeronte se të paktën 36 nga pasagjerët ishin indonezianë.
Ekuipazhi thuhet se përbëhej nga tetë rusë.
Aeroplani ishte në një fluturim demonstrues në vendet e Azsisë dhe kishte bërë ndalesa në Kazakistan, Pakistani dhe Birmani.
Ai ishte nisur nga Xhakarta, kur pas 21 minutash është rrëzuar.