Ashpërsohet greva e punëtorëve të transportit ajror në Kroaci
Zagreb, 16 maj - Në Kroaci vazhdon greva e punëtorëve të sektorit ajror të cilët kundërshtojnë uljen e pagës së tyre mujore.
Unioni i pilotëve dhe stjuardesave të kompanisë kombëtare ajrore të Kroacisë me anë të një deklarate kanë theksuar në vazhdimin e grevës dhe se nuk do të pranojnë asnjë kompromis rreth uljes së pagës.
Greva e pilotëve dhe e stjuardesave të kompanisë kombëtare të transportit ajror në Kroaci, që kundërshton marrëveshjen e re me zyrën e institut ajror të Kroacisë dhe uljen e pagës mujorë, deri tani i ka kushtuar 132 mijë euro dëme kësaj kompanie.
Ndërkohë mësohet se përfaqësuesit e unionit të kompanisë kombëtare ajrore në Kroaci janë futur në bisedime me drejtuesit e kësaj kompanie për parashtrimin e kërkesave të tyre.
Gjatë takimit me drejtuesit e kompanisë kombëtare ajrore të Kroacisë, unioni në fjalë ka kërkuar të parandalohet ulja e numrit të punonjësve në sektorin e transportit ajror.