21 Prill 2025

ASHNA çertifikohet për shërbime të navigacionit ajror

Prishtinë, 19 gusht -  Në vazhdën e përmbushjes së kriterve ligjore, te cilat dalin nga Ligji i Aviacionit Civil dhe rregullave ndërkombëtare, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), sot  është #ertifikuar për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror.
 
Çertifikim është bërë nga ana e Autoritet të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), ku në një ceremoni solemen të mbajtur në ambientet e ASHNA-së, drejtori i AACK-së Dritan Gjonbalaj, i dorëzoj Çertifikatën e shërbimeve Drejtorit të ASHNA-së Bahri Nuredini.

Nredini me këtë rast, duke falënderuar stafin e ASHNA-së për punën e palodhëshme gjat këtij procesi si dhe AACK-në për bashkëpunim të shkëlqyer, theksoi se, “Procesi i Çertifikimit gjithsesi ka qenë një rrugëtim mjaft i gjatë dhe sfidues per te dyja organizatat tona, por përkushtimi i vazhdueshëm i stafit të të dyja Agjencive ka “kurorëzuar” këtë përpjekje madhore me çertifikimin tonë si Ofrues i Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Republikën e Kosovës”.

Ai më tej shtoj se ky proces i Çertifikimit do të ishte i pamundur pa ndihmën e pakurësyer të ish Bordit të Drejtorëve të ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, tani Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Nga ana tjetër drejtori i AACK-së Dritan Gjonbalaj, e përgezoj stafin e ASHNA-së për punën e bërë gjat procesit të çertifikimit, si dhe bashkëpunimin e ofruar nga ana e ASHNA-së në proecest e auditimit nga ana e stafit të AACK-së, ku edhe për këta të fundit shprehu një flaënderim të veqantë duke e cilësuar si mjaft të suksesëshme punën e tyre në këtë proces.

Procesi i Çertifikimit ka filluar në vitin 2013, kurse që nga koncesionimi i shërbimeve terminale në ANP e deri më tani, AACK ka bërë nëntë auditime në ASHNA.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)