Asfaltohet rruga në lagjen Bakaja të Shtupelit
Në përurimin e rrugës ka qenë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar banorët për këtë projekt shumë të rëndësishëm për ketë lagje dhe më gjerë.
Banorët e kësaj lagjeje janë shprehur shumë të kënaqur me investimin e kryer dhe kanë falënderuar kryetarin për angazhimin e tij në asfaltimin e rrugës me gjatësi 1.3 km dhe që lidh 40 familje.
Jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të mira për të lehtësuar jetën e qytetarëve në zonat rurale. Në shumë zona janë duke u kryer projekte në fusha të ndryshme që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarit, ka thënë më këtë rast kryetari Sokol Bashota, i cili ka premtuar realizimin edhe të projekteve të tjera në fshatin Shtupel.