21 Prill 2025

Asfaltohet rruga Klinafc - Gjurgjevik i vogël

Klinë, 21 nëntor - Kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës Klinafc – Gjurgjevik i Vogël, që lidhet me aksin rrugor Klinë-Skenderaj.

Ky projekt realizohet në bashkëfinancim të Komunës së Klinës dhe  USAID-it amerikan.

Nga afër punimet në asfaltimin e rrugës i ka përcjellë Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota me bashkëpunëtorë, i cili ka uruar banorët për asfaltimin e rrugës. 

“Sot nxënësit e Klinafcit dhe Gjurgjevikut të Vogël do ta kenë shumë më të lehtë lidhjen me rrugën kryesore të Klinës.\"

\"Qëllimi kryesor i pushtetit lokal është rritja e mirëqenies së qytetarëve përmes investimeve konkrete në infrastrukturën e përgjithshme, e në veçanti asaj rrugore.\"

\"Edhe kjo rrugë është në kuadër të kësaj përpjekje pasi që lidhja mes dy fshatrave me rrugën kryesore ka qenë më se e nevojshme”, ka thënë Bashota.

Rruga është e gjatë 2 km e 40 metra. Në komunën e Klinës janë dhe po realizohen projekte të shumta në infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore e fusha tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)