Asfaltohet rruga katër korsi Gjilan – Livoç
Gjilan, 15 korrik – Komuna e Gjilanit është duke punuar njëkohësisht në realizimin e kontratave që kapin vlerën e miliona eurove në rrafshin e asfaltimeve të rrugëve dhe projekteve të shumta në investimet kapitale, të cilat po e shndërrojnë Gjilanin në qytet model.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se punimet që janë duke u bërë në përmbylljen e projektit të zgjerimit të rrugës Gjilan – Ferizaj, që njëkohësisht edhe do të krijoj lehtësira të mëdha në qarkullimin e automjeteve, po i japin Gjilani një pamje krejt ndryshe nga ajo që kishte.
“Ashtu siç kemi paralajmëruar dhe në bazë të planit dinamik, sot është asfaltuar rruga me katër korsi Gjilan – Ferizaj. Pas asfaltimit do të aktivizohet edhe ndriçimi publik, që kjo rrugë për një kohë shumë të gjatë nuk e kishte. Krahas kësaj rrugë është duke u punuar në mënyrë permanente edhe në rrugën e Kumanovës e cila është në afërsi të saj rruge dhe kyçjet që janë të kontraktuara me rrethrrotullim në këtë aks rrugor, pranë hyrjes së Spitalit Regjional. Kjo trase e rrugës në formatin katër korsi do të vazhdoj deri te furra Çoçaj dhe kështu do të përmbyllet ky segment i veçantë, për të vazhduar me hyrje daljen në drejtim të Prishtinës”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka falënderuar banorët në këtë rrugë dhe komunitetin e biznesit që nuk kanë penguar në asnjë moment gjatë realizimit të punimeve në këtë projekt.
Përndryshe, siç ka njoftuar kryetari Haziri, Komuna e Gjilanit do të vazhdoj me realizimin e projekteve në infrastrukturë pa e penguar qarkullimin e veturave edhe pse në këtë fazë ka një rritje të qarkullimit me ardhjen e qytetarëve të Gjilanit të cilët jetojnë e punojnë në diasporë.
“Projektet milionëshe janë qelës i përkujdesjes për kushte më të mira për qytetarët, ndikim në zhvillimin e biznesit dhe njëkohësisht edhe qëndrueshmëri për një periudhë të gjatë kohore. Qarkullimi i veturave do të zhvillohet normalisht, përkundër që në këtë periudhë ka një rritje për shkak të bashkqytetarëve tanë nga diaspora, të cilët vijnë për pushime në vendlindje.