09 Maj 2024

Asfaltohet rruga 1.6 km në Trepçë

Mitrovicë, 30 korrik - Është asfaltuar rruga prej 1.6 km në një pjesë të fshatit Trepçë, që kishte mbetur e patrajtuar deri me tani.

Drejtuesit komunalë dhe banorët janë shprehur shumë të kënaqur me realizimin këtij projekti.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari, Riza Haziri, ka qëndruar në terren për të parë ecurinë e asfaltimit të kësaj rruge.

Ai tha se tash e tutje qytetarët e këtij mjedisi do ta kenë më të lehtë qarkullimin, meqë është një zonë që ka terren shumë të thyer gjeografik.

Kryetari Kastrati, tha se ky projekt është në vazhdën e shumë punëve që po bëhen në Shalën e Bajgorës dhe në pjesët tjera të Mitrovicës.

“Deri me tani kemi realizuar shumë projekte në Shalë, mirëpo ne do të vazhdojmë edhe me projekte tjera, për të cilat kanë nevojë banorët e kësaj ane”.

Banorët thonë se është një projekt për të cilin ata kanë pasur shumë nevojë. Valon Tahiri, falënderon komunën që ju ka ndihmuar, meqë deri me tani kanë pasur shumë probleme në mungesë të rregullimit të rrugës.

Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, thotë se kjo rrugë është e gjatë 1.6 km, ndërsa gjerësia e saj është 4 metra.

“Kjo rrugë që ka dy krahë asfaltohet nga kompania “Eurondërtimi”, përderisa vlera e kontratës është 135 mijë e 222 euro”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)