04 Janar 2025

Asfaltohet edhe pjesa e dytë e rrugës në Gushafc

Mitrovicë, 6 dhjetor - Edhe pjesa e dytë e rrugës së fshatit Gushafc, në gjatësi rej 1100 metra, ka filluar të asfaltohet dhe pritet të përfundoi sot, apo të hënën.

Të dielën, kur punët për asfaltimin e rrugës ishin në vlugun më të madh, ato i inspektoi kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili u nda i kënaqur me punën që po bëhej dhe kualitetin e  asfaltit dhe të rrugës në përgjithësi.

“Dje ishim në Pirq, ku po asfaltohej po ashtu rruga në gjatësi prej 2050 metra. Sot jemi këtu, për të parë se si po shkon asfaltimi i pjesës së dytë të rrugës. Banorët e Gushafcit, sidomos këta të këtyre lagjeve që janë ngjitur më malet përreth, kanë pas shumë telashe për të qarkulluar nëpër këtë rrugë, sidomos gjatë sezonit të dimrit. Këto telashe do të përfundojnë deri në mbrëmjen e sotme.  Unë i uroj banorët për asfaltimin e rrugës dhe për përmirësimin e kualitetit të jetës së tyre”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Përfaqësuesi i Gushafcit, Skdender Sahiti tha se banorët e këtyre lagjeve, që po u shtrohet rruga në asfalt, në gjatësi prej 1100 metra, janë shumë të gëzuar e të lumtur.

“Rreth 100 shtëpi me më shumë se 700 banorë, kanë pas shumë vështirësi për qarkullim. Sot do të përfundojnë telashet e tyre. Do të bëjnë një jetë shumë më të mirë e më të pa brenga tani e tutje, sepse rruga ju mundësinë të gjejnë punë më lehtë, për çka edhe nuk do ët kenë interesim për tu larguar nga fshati. Në të vërtetë, Gushafci më nuk është fshat, por një paralarje e Mitrovicës, madje kështu është parapa edhe gjatë urbanizimit”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i Kompanisë që po e asfaltonte rrugën, Gani Zejnullahu, tha se punët po zhvillohen pa problem dhe se ato do të përfundojnë gjatë ditës së sotme, eventualisht nesër para dite.

“Rruga ka një gjatësi prej 1.100 metra, gjerësi prej pesë metrash, ndërsa që shtresa e asfaltit është tetë centimetra. Vlera e projektit arrin shumë në rreth 80.000 euro. Banorët janë shumë të kënaqur me punën që po bëjmë e po ashtu edhe mbikëqyrësi i punimeve”, tha ai.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)