Asfaltohen rrugë dhe ndërtohen trotuare në fshatrat Besi dhe Barilevë
Prishtinë, 2 qershor - Në fshatin Besi ka përfunduar ndërtimi i rrugës ndërsa njëkohësisht janë ndërtuar edhe trotuaret me gjatësi prej 2.180 metra në aksin rrugor Milloshevë Prugovc dhe Besi - Vranidoll.
Në kuadër të planifikimeve të Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale të Komunës së Prishtinës dhe projekteve të shumta infrastrukturore që janë duke u realizuar, gjithashtu është bërë edhe asfaltimi i rrugës në lagjen e Bërbatovcëve në Barilevë, duke e përfshirë edhe murin mbrojtës të gjatë 124 metra që do të shërbejë për çështje sigurie.
Vlera e kontratës për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore është 175.342,04 euro.